Vardari i pamëshirshëm, 7:0 ndaj Shkupit
Vardari nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun e renditjes, pasi ka mposhtur Shkupi me rezultat të thellë 7:0 në ndeshjen e xhiros së 28-të në elitë, raporton SHENJA. Në pjesën e parë shënuan Zakariq dhe Babunski, ndërsa pati edhe një autogol të Rustemit. Në pjesën e dytë, golat i shënuan Todorovski, Cvetkoviq, Spahiu dhe Omeragiq, duke vulosur fitoren e thellë. Në këto momente po zhvillohet edhe ndeshja tjetër e xhiros mes Pelisteri dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndryshe nesër në program janë ndeshjet Rabotnicki – Arsimi dhe Bashkimi – Struga Trim Lum. /SHENJA.

