Vardari eliminohet nga Championsi, vazhdon aventurën evropiane në Conference League
Vardari i dha fund aventurës së tij në kualifikimet evropiane, pavarësisht fitores 3:2 ndaj KuPS-it në Finlandë. Skuadra shkupjane u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi kishte pësuar humbje 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup.
Pas 90 minutave të kohës së rregullt, Vardari arriti të përmbysë disavantazhin nga takimi i parë, duke barazuar shifrat e përgjithshme në 2:2 dhe duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Megjithatë, në dy pjesët shtesë prej 15 minutash, vendasit shënuan dy herë, ndërsa Vardari realizoi vetëm një gol. Në fund, triumfi 3:2 në transfertë nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin, me KuPS-in që avancoi në raundin e ardhshëm falë rezultatit të përgjithshëm 4:3.

