Valbon Limani dorëzon kandidaturën për Gostivarin: Ju ma dhatë fitoren, kjo më motivon më shumë!

Valbon Limani dorëzon kandidaturën për Gostivarin: Ju ma dhatë fitoren, kjo më motivon më shumë!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Limani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike, ku – siç tha ai – qytetarët do ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik.

“Sot dorëzova kandidaturën për të udhëhequr Komunën e Gostivarit si kryetari i saj. Ju ma dhatë fitoren dhe kjo më motivon edhe më shumë.
Për paraardhësit tanë, për ju dhe për brezat që do të vijnë, jam gati të punoj me të gjithë dhe për të gjithë!
Me Gostivarin n’zemër”, ka shkruar Limani.

 

MARKETING