Usht’ria izra’elite nis fazën e dytë të operacionit tokësor në Libanin jugor

Usht’ria izra’elite nis fazën e dytë të operacionit tokësor në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka nisur fazën e dytë të operacionit tokësor në Libanin jugor, për të cilin ushtria thotë se përfshin përparimin drejt vijës së dytë të mbrojtjes së Hezbollahut, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Siç raporton e përditshmja izraelite ‘Maariv’, ushtria izraelite ka nisur “fazën e dytë të manovrës tokësore në Libanin jugor, me Divizionin e 36-të që përparon drejt vijës së dytë mbrojtëse të Hezbollahut”.

Divizioni i 36-të është një divizion me forca të blinduara dhe është më i madhi midis formacioneve ushtarake izraelite.

Sipas të përditshmes izraelite, forcat e këtij divizioni u përfshinë në operacionin e ri në Libanin jugor, duke përfshirë Brigadën Golani, Brigadën e Parashutistëve dhe Brigadën e Blinduar 188, me inxhinierë luftarak që punojnë përkrah tyre.

E përditshmja po ashtu tha se qëllimi i këtij operacioni është “çmontimi i formacioneve të Hezbollahut në zonë dhe ushtrimi i presionit ndaj Hezbollahut në lidhje me negociatat për zgjidhjen politike në Liban”.

Izraeli ka përshkallëzuar fushatën ajrore në Liban që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim nga lufta ndërkufitare 1-vjeçare midis Izraelit dhe grupi libanez që nga fillimi i ofensivës brutale izraelite ndaj Rripit të Gazës më 7 tetor të vitit 2023.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, pothuajse 3.300 njerëz janë vrarë dhe mbi 14.200 të tjerë janë plagosur.

Më 1 tetor, Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një inkursion në Libanin jugor.

MARKETING