Uragani `Idalia` ka zbarkuar në shtetin amerikan Florida

Uragani `Idalia` ka zbarkuar në shtetin amerikan Florida

Uragani “Idalia” ka zbarkuar në shtetin amerikan Florida, dhe tani po shkon në Gjeorgjia, i shoqëruar nga era e fuqishme dhe kushte potencialisht kërcënuese për jetën.

Uragani Idalia u përplas të mërkurën në rajonin Big Bend të Floridës, ku miliona banorë ishin evakuuar ose në pritje të një vale të rrezikshme të ujit të baticës, por fuqia e stuhisë u zbeh ndërsa ajo u nis drejt Gjeorgjisë.

Duke marrë forcë nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, Idalia lëshoi erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm që parashikohej të shkaktonin përmbytje bregdetare deri në 5 metra të thella përgjatë bregut të Gjirit të shtetit.

Ka pasur një vdekje të konfirmuar pasi një shofer humbi kontrollin e automjetit të tij në kontenë Pasco njofton Patrulla e Autostradave të Floridës.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis thotë se priten stuhi me përmbytje 4,8 metrash në disa zona pasi erërat e forta shtyjnë ujin e detit në brendësi të vendit.

Disa zona të shtetit janë goditur nga përmbytjet ku uji deri në gjunjë mbuloi rrugët dhe përmbyti qytetet.

Gati 280,000 njerëz janë pa energji elektrike pasi stuhia po shpaloset, ku banorët janë paralajmëruar të kenë kujdes nga linjat e rrëzuara të rrymës.

Paralajmërimet e përmbytjeve u lëshuan për qindra kilometra të vijës bregdetare, nga Sarasota në skajin perëndimor të Gjirit Apalachicola. /RTK

MARKETING