Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 100 deri në 150 metra në Shtip dhe në rrugën Veles-Katllanovë
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 deri në 150 metra ka në Shtip dhe në rrugën Veles-Katllanovë. Nga LAMM bëjnë me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.