Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi. Për shkak të shfaqjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë, nga 30 deri në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles dhe Kumanovë – Shkup.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

