Ukrainë, të paktën 9 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur në sulmin rus ndaj Kievit

Ukrainë, të paktën 9 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur në sulmin rus ndaj Kievit

Në një sulm të ushtrisë ruse ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev ku u përdorën raketa dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) u vranë 9 persona dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë Telegram të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, thuhet se Rusia ka kryer mbrëmë sulm ajror në Kiev.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga sulmi mbetën të vrarë 9 persona dhe më shumë se 70 tjerë të plagosur.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë kryer në 13 pika të ndryshme të qytetit dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në rrethin Sviyatoshin.

Në deklaratën e Administratës Ushtarake e Qytetit të Kievit thuhet se ushtria ruse sulmoi kryeqytetin duke përdorur UAV dhe raketa balistike.

MARKETING