Ukrainë, të paktën 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në një sulm me dron

Ukrainë, të paktën 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në një sulm me dron

Të paktën një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me dron në qytetin Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Simchyshin, transmeton Anadolu.

Ai gjithashtu ka njoftuar në rrjetin social Telegram se në sulm janë dëmtuar disa ndërtesa.

“Kësaj radhe armiku përdori dron. Për momentin ka informacion për një person të vrarë dhe katër të plagosur”, ka thënë ai.

Ai shtoi se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në zonë.

Më herët, në një deklaratë të ushtrisë ukrainase, thuhej se Rusia sulmoi Ukrainën nga veriu me 14 dronë, duke pretenduar se 11 prej tyre u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, Rusia nisi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 8.000 civilë kanë vdekur në luftën në Ukrainë deri më tani, ndërsa rreth 13.300 janë plagosur.

 

MARKETING