Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Rusia arriti një ‘moment historik të madh’ në humbjet e saj të artilerisë në luftën në Ukrainë, ka njoftuar ushtria ukrainase gjatë ditës së sotme, shkruan Newsweek.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës poston shifra mbi humbjet e trupave dhe pajisjeve ruse si pjesë e përditësimit mbi luftën, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Ukrainasit thanë se Rusia humbi 48 sisteme artilerike në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 13,029, transmeton Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim se “13,000 sisteme të artilerisë ruse janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit rus i Ukrainës, 1,018 që nga fillimi i majit”.

Shifrat e fundit vijnë ndërsa forcat e Moskës po përpiqen të bëjnë fitime të rëndësishme në lindje të Ukrainës. Forcat e Moskës filluan një ofensivë në rajonin e Kharkivit më 10 maj, duke pushtuar një numër fshatrash në kufirin verilindor të Ukrainës, ndërsa Kievi pësoi mungesë municionesh dhe personeli ushtarak.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më 16 maj se ndërsa forcat e Moskës kishin avancuar, trupat e tij po stabilizonin situatën. Por ai paralajmëroi të dielën se Rusia po përgatitet për një ofensivë të re pranë kufirit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha gjithashtu se Moska humbi 1,460 ushtarë gjatë ditës së kaluar (e hënë), duke e çuar totalin në 503,800.

Rusia ka humbur gjithashtu gjithsej 7,692 tanke, 14,858 automjete luftarake të blinduara, 17,740 automjete të ndryshme tanke, 357 aeroplanë ushtarakë dhe 326 helikopterë, thuhet në raportin e fundit të ukrainasve. /Telegrafi/

MARKETING