Ukraina: Anulohet konferenca për media Zelenskyy-Kellogg në Kiev me kërkesë n

Ukraina: Anulohet konferenca për media Zelenskyy-Kellogg në Kiev me kërkesë n

Zyra e Presidencës së Ukrainës ka bërë të ditur se konferenca e përbashkët për media e planifikuar në Kiev midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Keith Kellogg, është anuluar me kërkesë të zyrtarëve amerikanë, transmeton Anadolu.

Ky zhvillim vjen mes tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Ukrainës, pasi presidenti Donald Trump e quajti homologun e tij ukrainas një “diktator pa zgjedhje”.

Dje, presidenti amerikan e quajti Zelenskyy-n “diktator” dhe “komedian modest të suksesshëm”, i cili “i foli SHBA-së për luftën që nuk mund të fitohet”.

MARKETING