Ukraina: 116 ushtarë të liruar në shkëmbimin e fundit të të burgosurve të luftës me Rusinë
Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, deklaroi se 116 ushtarë ukrainas u liruan si rezultat i shkëmbimit të ri të të burgosurve me palën ruse, transmeton Anadolu.
Yermak, në një postim në llogarinë e tij në Telegram, deklaroi se një tjetër shkëmbim i të burgosurve është kryer me palën ruse.
“Vazhdojmë të punojmë. Ne do t’i kthejmë të gjithë”, tha Yermak.
Yermak ndau gjithashtu informacionin se trupat e dy vullnetarëve të huaj, Christopher Matthew Perry dhe Andrew Tobias Matthew, dhe një luftëtari tjetër vullnetar, janë kthyer në anën ukrainase në shkëmbimin e të burgosurve.
Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 63 ushtarë rusë janë liruar në shkëmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën.