“Ujqërit” dorëzohen pa kushte, Dortmundi luan tenis

“Ujqërit” dorëzohen pa kushte, Dortmundi luan tenis

Wolfsburgu rezultoi “kafshatë” e lehtë për Dortmundin (6-0) në përballjen mes tyre në kuadër të javës së 31-të të Bundesligës.

Verdhezinjtë e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola.
Të parin e shënoi në minutën e 14-të Adeyemi, i shërbyer nga Ryerson.
Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Haller, shfrytëzoi pasimin e Adeyemit për golin e 2-0.
Më tej erdhi radha radha e Malen, që pati bashkëpunimin me Brandt, për golin e 3-0.
Wolfsburgu u duk i dorëzuar pa kushte edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 54-t, Bellingham realizoi një gol të çuditshëm, me topin që pasi përfundoi në traversë, mori një trajektore të pabesueshme dhe përfundoi në rrjetë.
Pak minuta më vonë, një gagim foshnjërak në mbrojtje u kushtoi shumë “ujqërve”, që pësuan të pestin (Adeyemi realizoi të dytin personal).
Në të 86-tën vjen dhe goli i gjashtë i verdhezinjve i shënuar nga Bellingham.

MARKETING