Uji në Shkup është i sigurt për pije
Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas të dhënave nga analizat e 185 mostrave nga 41 pika matëse.
“Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 22.12.2025 deri më 26.12.2025 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.

