UEFA cakton gjyqtarët për Shkëndija – Hibernian

UEFA cakton gjyqtarët për Shkëndija – Hibernian

UEFA ka përcaktuar ekipin e arbitrave për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës mes Shkëndijës dhe Hibernianit, raporton SHENJA. Takimin do ta gjykojë kazaku Bolat Sariev, i cili do të ketë në krah bashkëkombësit Sergej Vasjutin dhe Denis Labashov. Gjyqtar i katërt do të jetë Danil Gorda. Në VAR do të jetë Aydin Tasibajev nga Kazakistani, ndërsa asistent i tij do të jetë hungarezi Tamas Bonyar. Mbikëqyrës i arbitrimit nga UEFA do të jetë lituanezi Sergejus Sliva, ndërsa delegat i UEFA-s do të jetë gjeorgjiani Mamuka Kvaraçkelia.

MARKETING

Description of image

Ndeshja Shkëndija – Hibernian do të zhvillohet më 13 gusht në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

MARKETING