U vendosën lule në Sheshin Skënderbeu për tragjedinë, Mexhiti: Jemi bashkë!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti së bashku me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe disa të rinj kanë vendosur lule Sheshin Skënderbeu në nderim të viktimave në tragjedinë e Koçanit.
“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njejtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, ka shkruar Mexhiti.