U kërcënua me vdekje, administratorja greke e Romës jep dorëheqjen dhe merret në mbrojtje nga policia

U kërcënua me vdekje, administratorja greke e Romës jep dorëheqjen dhe merret në mbrojtje nga policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serinë A, ku administratorja e përgjithshme, Nina Suluku, ka dhënë dorëheqjen pak ditë pasi Roma shkarkoi Daniele De Rosin nga drejtimi i skuadrës dhe ia besoi atë Ivan Juriç.
Tifozët cilësonin si fajtore pikërisht Suluku, duke vlerësuar atë si personin që kishte marrë vendimet pasi familja Fridkin ia kishte deleguar asaj plotësisht kompetencat.

Kërcënimet e shumta të tifozëve kishin frikësuar greken e cila ka dy fëmijë të vegjël, 3 dhe 8-vjeçarë. Ajo ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe në ditët e fundit është shoqëruar kudo nga një automjet i forcave të rendit. Megjithatë, situata nuk mund të vazhdonte pafundësisht, ndaj ajo ka marrë vendimin dhe sot ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, duke u larguar përfundimisht nga klubi verdhekuq.

MARKETING