Turqia mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve midis qeverisë së Jemenit dhe grupit Huth

Turqia mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve midis qeverisë së Jemenit dhe grupit Huth

Turqia e përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Jemenit dhe grupit Huthi për lirimin e të burgosurve, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha në një deklaratë se e mirëpret marrëveshjen për lirimin e të ndaluarve të arritur pas bisedimeve mes qeverisë jemenase dhe Huthive në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

“E vlerësojmë kontributin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces. Shpresojmë që kjo marrëveshje t’u japë shtysë përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike të konfliktit në Jemen”, thuhet në deklaratë.

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të Jemenit, si dhe për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme në vend”, tha Ministria.

MARKETING