Turqia fiton bindshëm Maqedoninë e Veriut në Stamboll
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pësoi humbje të thellë 4-0 ndaj Turqisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll.
Vendasit e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Orkun Kökçü. Presioni i Turqisë vazhdoi edhe në minutat në vijim, ndërsa në minutën e 16-të Can Uzun e dyfishoi rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, Turqia vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera. Fillimisht realizoi Deniz Gül në minutën e 53-të, ndërsa rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Barış Alper Yılmaz në minutën e 70-të.
Për Maqedoninë e Veriut, kjo ishte një mbrëmje e vështirë ku nuk arriti të krijojë shumë raste konkrete, ndërsa Turqia tregoi superioritet dhe kontroll të plotë të lojës gjatë gjithë ndeshjes. /SHENJA/

