Turqia dhe Izraeli mbajnë takimin e parë teknik mbi parandalimin e konfliktit në Siri

Turqia dhe Izraeli mbajnë takimin e parë teknik mbi parandalimin e konfliktit në Siri

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se takimi i parë teknik midis Türkiyes dhe Izraelit mbi një mekanizëm parandalues të konfliktit që synon shmangien e “incidenteve të padëshiruara” në Siri është mbajtur në Azerbajxhan, transeton Anadolu.

Ministria turke tha se Izraeli duhet të ndërpresë menjëherë “sulmet provokuese” të cilat po kërcënojnë integritetin territorial të Sirisë dhe po de-stabilizojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Për të garantuar sigurinë rajonale, Izraeli duhet të braktisë qëndrimin e tij ekspansionist dhe okupues, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë këtë paligjshmëri”, tha ministria turke.

Më tej, ministria gjithashtu tha se aktivitetet e vazhdueshme të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, së bashku me dështimin për të ndaluar sulmet ndaj vendeve të rajonit, po dëmtojnë stabilitetin dhe paqen në rajon.

MARKETING