Türkiye do të formojë komision për hetimin e pasojave të tërmeteve

Türkiye do të formojë komision për hetimin e pasojave të tërmeteve

Parlamenti i Türkiyes sot miratoi njëzëri propozimin për formimin e një komisioni për të hetuar pasojat e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit, nga të cilat jetën kanë humbur mbi 45 mijë njerëz, raporton Anadolu.

Komisioni Hetimor Parlamentar do të ketë 21 anëtarë.

Komisionet e ngritura në parlament përpilojnë raportet e tyre pas tre muajsh kërkime.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, goditën gjithsej 11 provinca në Türkiye.

MARKETING