Trump: Tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi të martën

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të hënën se nuk ka asnjë shans që Meksika dhe Kanadaja të parandalojnë tarifat prej 25 përqind që të hynin në fuqi të martën.
“Nuk ka vend për Meksikën apo Kanadanë”, u tha presidenti gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Tarifat, ju e dini, janë të gjitha të vendosura. Ato hyjnë në fuqi nesër.”
Trump tha gjithashtu se tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi më 2 prill për vendet që vendosin tarifa për produktet amerikane.
Trump ka urdhëruar 25% detyrime importi për të gjitha produktet nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga nesër, së bashku me një rritje të tarifave për produktet kineze në 20%