Trump: SHBA-ja shtyn sulmin e planifikuar të së martës ndaj Iranit

Trump: SHBA-ja shtyn sulmin e planifikuar të së martës ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka shtyrë një sulm ushtarak ndaj Iranit të planifikuar për të martën, pas kërkesave të drejtpërdrejta nga liderët e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.

“Mua më është kërkuar nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, që të përmbahemi nga sulmi ynë ushtarak i planifikuar ndaj Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte planifikuar për nesër”, tha Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Trump tha se për “respekt” ndaj liderëve të Gjirit ai ka udhëzuar sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjeneralin Daniel Caine, si dhe komandantët ushtarakë amerikanë që për momentin të tërhiqen nga operacioni i planifikuar.

Megjithatë, ai shtoi se ka urdhëruar zyrtarët më të lartë të mbrojtjes dhe ushtrisë që “të jenë të përgatitur për të vazhduar me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit, në çdo moment, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”.

MARKETING