Trump: Pence është përgjegjës për trazirat e 6 janarit në Capitol

Trump: Pence është përgjegjës për trazirat e 6 janarit në Capitol

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fajësoi të hënën ish-zëvendëspresidentin Mike Pence për dhunën gjatë trazirave të 6 janarit 2021 në Capitol Hill, transmeton Anadolu.

“Po t’i kthente votat përsëri në legjislatura, ata nuk do të kishin problem me 6 janarin, kështu që në shumë mënyra, ju mund ta fajësoni atë për 6 janarin”, u tha Trump gazetarëve gjatë rrugës për në Iowa, sipas “The Washington Post”.

Atë ditë, Trump i kërkoi Pences të refuzonte votat e kolegjit elektoral në Kongres, por Pence tha se nuk kishte autoritet të bënte atë që kërkonte ish-presidenti.

Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj Pence, i cili qortoi shefin e tij të dikurshëm për shkelje, duke thënë se historia do ta konsiderojë atë “përgjegjës” për sulmet në Capitol.

“Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Ndërkaq fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Capitol atë ditë dhe e di se historia do t’i kërkojë llogari Donald Trumpit”, tha Pence të dielën.

Trump tha se poqese Pence do t’i kishte kthyer rezultatet në “Pensilvani, Georgia, Arizona, shtetet, besoj, se nën një, do të kishim një rezultat tjetër”.

“Por, unë gjithashtu besoj se nuk do të kishim ‘6 janarin’ siç e quajmë ne”, tha Trump.

Trump nuk ka njohur prej kohësh rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi me rreth 7 milionë vota, duke pretenduar se ka patur mashtrime të mëdha. Ai nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar pretendimet. Pretendimet e tij u hodhën poshtë nga prokurori i tij i përgjithshëm, William Barr.

Këto akuza motivuan një mori mbështetësish të Trumpit për të sulmuar Capitolin më 6 janar 2021 në një përpjekje për të penguar ligjvënësit të kryenin detyrën e tyre të mandatuar me kushtetutë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Disa persona humbën jetën si pasojë e dhunës së 6 janarit, ndërsa edhe ndërtesa e Capitolit pësoi dëmtime të rënda.

MARKETING