Trump: Mezi pres të takoj Netanyahun dhe të vendos paqen në Lindjen e Mesme

Trump: Mezi pres të takoj Netanyahun dhe të vendos paqen në Lindjen e Mesme

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati presidencial i Partisë Republikane, Donald Trump, publikoi letrën që i dërgoi presidenti palestinez Mahmud Abbas duke dënuar atentatin dhe tha: “Mezi pres të takoj Bibi Netanyahun të premten dhe të vendosë paqen në Lindjen e Mesme”, transmeton Anadolu.

Në letrën që i dërgoi Trumpit më 14 korrik, Abbas tha: “Kur dëgjova lajmin për atentatin dhe kur më vonë pashë pamjet e atentatit ndaj ish-presidentit më shkaktuan shqetësim të thellë”.

Ai tha se aktet e dhunës nuk kanë vend në botën e rendit dhe ligjit. “Tentativat ose atentatet e neveritshme për vrasje janë akte dobësie të shkaktuara nga mungesa e të kuptuarit të masave paqësore të nevojshme për zgjidhjen e konflikteve”, tha Abbas.

Trump, i cili e publikoi letrën në llogarinë e tij në rrjetet sociale “Truth Social” sot shkroi në letër me një stilolaps: “Mahmud – Shumë bukur – Faleminderit – Gjithçka do të bëhet mirë”.

Trump, i cili njoftoi dje se do të takohej me Netanyahun në Florida, publikoi letrën e Abbasit dhe tha: “Mezi pres të takoj Bibi Netanyahun të premten dhe të vendos paqen në Lindjen e Mesme!”.

– Tentativa për atentat ndaj Trumpit

Donald Trump u sulmua me armë teksa po u drejtohej mbështetësve të tij nga podiumi në një tubim në Butler të Pensilvanisë, më 13 korrik.

Në sulm, një person që merrte pjesë në tubim humbi jetën dhe të tjerë u plagosën ndërsa Shërbimi Sekret Amerikan njoftoi se sulmuesi u neutralizua.

FBI e cilësoi sulmin si një atentat dhe pas hetimeve u raportua se personi që tentoi atentatin dhe u vra në vendngjarje ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

MARKETING