Trumçi: Mbështetja e publikut ishte e madhe, synojmë të vazhdojmë me fitore

Trumçi: Mbështetja e publikut ishte e madhe, synojmë të vazhdojmë me fitore

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e parë 3:1 në transfertën me Besën.

Ekipi kuqezi po përgatitet me intensitet për ndeshjen e radhës kundër Rabotniçkit, e cila do të zhvillohet të dielën në Tetovë, në shtëpinë e Shkëndijës.

Debutimi në këtë sezon solli në qendër të vëmendjes tre lojtarë: mbrojtësin e djathtë Aleksander Trumçi (debutoi), sulmuesin e njohur Besart Ibraimi (kthehet në skuadër pas tre viteve) dhe portierin Astrit Amzai (Filloi sezonin si titullar). Për Trumçin, kjo ishte ndeshja e tij e parë në Ligën e Parë të Maqedonisë, dhe ai shkëlqeu me performancën e tij. Pas ndeshjes, Trumçi shprehu kënaqësinë e tij për fitoren dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Fitore shumë e rëndësishme për fillimin e sezonit. Kemi luajtur me disiplinë dhe kemi treguar karakter në fushë. Mbështetja e tifozëve ishte e madhe dhe ndjeheshim sikur kishim erën në shpinë gjatë gjithë ndeshjes. Tani po përgatitemi për ndeshjen e së dielës në Tetovë dhe shpresojmë të vazhdojmë me fitore,” shprehet Trumçi.

MARKETING