Triumf “katalanas” në “El Clasico”, Barça shkatërron Realin në “Bernabeu”

Triumf “katalanas” në “El Clasico”, Barça shkatërron Realin në “Bernabeu”

Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, por pjesa e dytë ishte spektakolare nga Blaugranasit.

Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Marc Casados.

Dy minuta më vonë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për mysafirët, me një asistim të Alejandro Baldes.

Edhe Lamine Yamal hyri në listën e realiztaorëve, ku shënoi në minutën e 77-të nga një asistim i Raphinhas.Raphinha e vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 4-0 në minutën e 84-të, duke baraboluar Andriy Luninin.

Mund të thuhet se Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e këtij El Clasico, pasi plotë tetë herë ishte në pozicion jashtë loje, duke mos arritur ta dëshmojë vlerën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

Në xhiron e 12-të, katalunasit do të takohen me Espanyolin, ndërsa Los Blancos do kenë punë me Valencian. /Telegrafi/

MARKETING