Tridhjetë ditë paraburgim për babain i cili deri në vdekje e rrahu vajzën e tij dyvjeçare
Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar babait nga Kërçova i cili e rahu vajzën e tij dyvjeçare e cila ndërroi jetë nga lëndimet e mara.
Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit.
Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”.
“Më 18 dhjetor 2023, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e goditi disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë e thyer në kafkë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, tha prokuroria.
Nga Ministria e Shëndetësisë dje njoftuan 2-vjeçarja në spital është pranuar në gjendje kome, ndërsa ka ndërruar jetë 20 ditë pas luftës për jetë.