Tri mbledhje në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Tri mbledhje në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë tri mbledhje.

Në rend dite të mbledhjes së 16-të të Komisionit është Konfirmimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ndërkaq në mbledhjen e 20-të, Komisioni do të debatojë për Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”, si dhe për Propozim Rregulloren për ndryshime të Rregullores së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

MARKETING