“Treni i fundit” për titullin, Atletico për t’i “prishur” punë Realit në derbin e Madridit

“Treni i fundit” për titullin, Atletico për t’i “prishur” punë Realit në derbin e Madridit

Real Madrid pret në Santiago Bernabeu rivalët nga i njëjti qytet, Atletico Madrid. Për të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti, një disfatë apo edhe barazim mund t’i rezultojë një goditje e rëndë në garën për titullin kampion duke qenë se aktualisht distanca me Barcelonën kryesuese është tetë pikë. Gjithsesi, kur vjen puna te derbi sidomos ato që i luan në shtëpi, Real Madrid mund të marrë një shtysë edhe nga statistikat.

Ato janë në krahun e “Los Blancos”, me Atletico Madrid që nuk fiton në fushën e Realit prej shkurtit të vitit 2016. Prej asaj kohe, Real ka fituar pesë dhe ka barazuar tre. Bernabeu konfirmohet një “fortesë” për Realin teksa “Galaktikët” nuk janë mposhtur aty prej marsit të shkuar duke koleksionuar 10 fitore e katër barazime. Sakaq, tre ndeshjet e fundit në Bernabeu (Real Sociedad, Valencia, Elche), Reali i ka mbyllur pa pësuar duke koleksionuar dy fitore dhe një barazim.

MARKETING