Treni godet veturën në Klinë – vdes një person, dy të tjerë lëndohen

Treni godet veturën në Klinë – vdes një person, dy të tjerë lëndohen

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni goditur një veturë ku ndodheshin tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë nga goditja, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në emergjencë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”

MARKETING