Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”
![Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/01/Screenshot_1-2-696x360-1.jpg)
Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të djali të mbretit famëkeq meksikan të drogës, “El Chapo”.
Ovidio Guzmán-López i cili supozohet se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u transferua në Mexico City. Anëtarët e tërbuar të bandës ngritën blloqe rrugësh, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.
Dy avionë u goditën me armë zjarri – njëri ndërsa përgatitej të ngrihej.
Guzmán-López – i mbiquajtur “Miu” – akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij, tha Ministri i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval. Ajo është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.