Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”

Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”

Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të djali të mbretit famëkeq meksikan të drogës, “El Chapo”.

Ovidio Guzmán-López i cili supozohet se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u transferua në Mexico City. Anëtarët e tërbuar të bandës ngritën blloqe rrugësh, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy avionë u goditën me armë zjarri – njëri ndërsa përgatitej të ngrihej.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas. Guvernatori i shtetit tha më herët se 18 persona ishin pranuar në spital.

Guzmán-López – i mbiquajtur “Miu” – akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij, tha Ministri i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval. Ajo është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.

MARKETING