Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar

Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar

SPB Tetovë ka njoftuar për tre raste të sulmeve fizike dhe një incident me armë gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë.

Në Dobërdoll, një 60-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar.

Ndërkohë, në Tetovë, një 55-vjeçar ka raportuar se një 35-vjeçar ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Më vonë, është raportuar edhe një përleshje fizike mes të njëjtëve persona.

Rasti më serioz është regjistruar në Zhelinë. Një 29-vjeçar ka deklaruar se një person me të cilin kishte pasur më herët mosmarrëveshje është afruar fillimisht me thikë dhe më pas ka nxjerrë një pistoletë, të cilën, sipas denoncimit, e ka drejtuar në drejtim të tij.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

MARKETING