Tre projekte të reja nga OKH Merhamet me mbështetjen e IHHNL nga Hollanda

Tre projekte të reja nga OKH Merhamet me mbështetjen e IHHNL nga Hollanda
Organizata Kulturore Humanitare MERHAMET, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën IHHNL nga Hollanda, ka realizuar me sukses tre projekte të rëndësishme humanitare dhe sociale:
Çanta shkollore për 200 nxënës të shkollave fillore – për t’i ndihmuar fëmijët që vitin e ri shkollor ta fillojnë me buzëqeshje dhe me pajisjet e nevojshme.
Bursa për 20 studentë – duke mbështetur të rinjtë që të vazhdojnë studimet dhe të ndërtojnë të ardhmen me më shumë mundësi.
Dhurim i koshave me bletë dhe pajisjeve bazë për bletarët e rinj – me synim nxitjen e vetëpunësimit dhe zhvillimit ekonomik.
“Shprehim falënderimin tonë të sinqertë për partnerët nga IHHNL – Hollanda për mbështetjen dhe besimin e dhënë. Së bashku po punojmë për të sjellë shpresë dhe mundësi të reja për fëmijët, studentët dhe të rinjtë e vendit tonë”, thonë më tej nga OKH Merhamet.

MARKETING