Transportuesit privatë nuk qarkullojnë as sot, pritet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit
Transportuesit privatë as sot (29 nëntor) nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa shpresojnë që nga e hëna të përfshihen në komunikacion. Pas takimit të djeshëm me këshilltarët e VMRO-së, në të cilën në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit u dakordua që të vendoset që të rritet çmimi për kilometrin e kaluar nga 70 në 100 denarë, transportuesit deklaruan se heqin dorë nga bllokadat që i kishin paralajmëruar më herët, duke e vlerësuar si të shkëlqyer propozimin e VMRO-së.
“Duhet të koordinohemi me kompanitë tona, ju e dini që jemi të rraskapitur financiarisht. Ne duhet të shohim nëse fondet do të paguhen, të shohim se çfarë thotë Bashkia për këtë dhe pasi të bëjmë konsultimin, do të marrim një vendim që kur të fillojmë të vozisim. Shpresoj që nga e hëna në vend të bllokadave do të jemi në rrugët e Shkupit dhe do të jemi në shërbim të qytetit të Shkupit”, tha Jovica Zafirovski si përfaqësues i transportuesve privatë.
Transporti publik urban dje ishte sërish në fokus të publikut pasi kompanitë private njoftuan se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritjen e çmimit për kilometër, nga e hëna do të bllokojnë rrugët.
Ata në shenjë revolte i kanë fikur autobusët nga qarkullimi për shkak se kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër nuk ishte në rend dite të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Pas akuzave të ndërsjella të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, se pse kjo pikë nuk ishte në rendin e ditës të seancës së Këshillit, takimi i këshilltarëve të VMRO-së dhe transportuesve privatë u zhvilluan dje pasdite.
Kryetarja Arsovska në këtë lëvizje sheh përpjekje për të krijuar krizë të re të motivuar politikisht lidhur me transportin publik në kryeqytet. Në njoftimin dërguar opinionit, Arsovska theksoi se mendimi i saj si kryetare komune është dorëzuar menjëherë dhe se janë plotësuar kushtet për vendosjen e kësaj pike në rend dite.
Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi javën e kaluar kur autobusët e Kompanisë së Transportit Publik mbetën pa naftë pas anulimit të prokurimit publik. Me vendim të Qeverisë është miratuar që të ndahen 250 tonë naftë nga rezervat shtetërore, e cila sipas vlerësimeve duhet të jetë e mjaftueshme deri në realizimin e prokurimit të ri publik për naftën.