Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së

Nesër transportuesit privatë do të protestojnë para selisë së NQP Shkup në Avtokomandë. Sipas informacioneve të Telma-s, ata do të protestojnë para ndërtesës administrative të kompanisë dhe do të kërkojnë paratë e tyre, pasi siç thonë ata kanë transferuar vetëm 5 mijë denarë.
Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot. Vonë në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

MARKETING