Transporti publik urban i autobusëve në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik urban i autobusëve në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik urban në Shkup sot do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare të ShënMërisë.

NQP Shkup kumtoi se përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11а, 18а, 32, 47а, 51, 55, 55в, 56, 56а, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të punojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Kujdestare do të jenë pikëpagesat dhe qendrat për personalizim në Qendrën e trasportit dhe Tregun e Gjelbër.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar të punës prej orës 10 deri në orën 20, me ç’rast prej orës 19 deri në orën 19:30 është udhëtimi i fundit drejt majes, ndërsa në orën 19:45 është udhëtimi i fundit nga lartë poshtë.

Njëherit, nga NQP informojnë se nga e hëna, në pajtim me Vendimin për transport e rregullt të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, transporti publik urban do të funksionojë sipas itinerarit dimëror të ditëve të javës.

MARKETING