Trajneri i Shkëndijës i mllefosur me terrenin në Strugë, s’komentoj futboll me këto kushte
Fitorja 2:1 e Shkëndijës ndaj Shkupit në duelin e xhiros së 12-të në LPFMV vlerësohet nga trajneri i tetovarëve Jeton Beqiri, i cili megjithatë nuk ka fshehur indinjatën e tij për gjendjen e keqe të terrenit në stadiumin e qytetit në Strugë, ku u luajt ndeshja shkaku i pezullimit të stadiumit në Çair.
Shkupi avansoi me Ribeiron, derisa u përgjigjën terovarët me përmbysje me golat e Fetait dhe Latifit.
…tre pikë të planifikuara…
Jeton Beqiri: “Patjetër, i kënaqur pasi plani u realizua. Ndërkohë pjesa tjetër edhe përkundër respektit ndaj tifozëve të Shkëndijës dhe ndjekësit tanë, unë nuk do të bëj koment teknik të futbollit, për shkak se deri në momentin që do të luajmë kështu në livadhe dhe jo fusha e stadiume, do të mundohem ta respektoj profesionin dhe të tërhiqem nga çdo fjalë. Organet kompetente duhet të merren me këto anomali të cilat na paraqiten për shkak të terreneve dhe tani për gjithçka mund të flasim, por vetëm për futboll jo.”
…ndeshja su duk e lehtë…
Jeton Beqiri: “I lumtur me tre pikët, nuk do bëj asnjë koment tjetër.”
…edhe nëse kemi një pyetje të tretë…
Jeton Beqiri: “Përsëri e njejta, pasi jam i dëshpëruar totalisht me gjendjen se ku luhet për momentin futbolli.”

