Trajanov: Nuk do të votojë për qeverinë e re, nëse hyrja e ASH-së do të thotë më shumë ministra shqiptarë

Trajanov: Nuk do të votojë për qeverinë e re, nëse hyrja e ASH-së do të thotë më shumë ministra shqiptarë

Nuk do të votoj për qeveri nëse ajo e shkel parimin bazë të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në organet e pushtetit, deklaroi sonte lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Trajanov për “Sitel”, tha se do të presë fillimisht se si do të jetë përbërja e qeverisë. Nëse BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bien dakord për ndarjen e ulëseve në Qeveri, Trajanov thotë se do ta mbështesë një qeveri të tillë, por, siç tha ai, “nëse shkelen parimet bazë, ky precedent mund të krijojë ndarje të rrezikshme në vend”.

I pyetur se pse është kundër zgjerimit të kabinetit qeveritar me Aleancën për Shqiptarët, Trajanov tha se me zgjerimin e numrit të posteve ministrore që do t’i takojnë komunitetit etnik shqiptar, “marrëdhëniet e brendshme etnike do të prishen shumë”.