Tragjedia në Karposh, një person është ndaluar nga policia
Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh, ku jetën e humbi një nënë me fëmijën e saj, pas rrëzimit nga ndërtesa.
Një person është ndaluar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për të hetuar vepër eventuale penale.
Është siguruar urdhër nga gjykatësi i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontrollim i detajuar në banesë, i cili pas hetimit është siguruar.
Sipas të dhënave fillestare, shkruan SHENJA, në momentin e ngjarjes, nëna dhe vajza në momentin e ngjarjes ata kanë qenë vetëm në dhomë, të mbyllur nga pjesa e brendshme.
Sot me urdhër të prokurorit publik po merren në pyetje më tepër persona të cilët kanë njohuri paraprake, po kontrollohen telefonat dhe po sigurohen incizimet me video nga lokacione të ndryshme.

