Tragjedi në futbollin spanjoll, tifozi humbet jetën në shkallës e stadiumit pak çaste pasi skuadra e tij shënoi gol!
Tragjedi në futbollin spanjoll, tifozi humb jetën në shkallët e stadiumit.
Ndeshja midis Ceutës dhe Almerias për Divizionin e Dytë në Spanjë (sotm 9 nëntor), përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi një tifoz humbi jetën.
Më konkretisht, menjëherë pas golit që e çoi Ceutën në epërsi në ndeshje, një tifoz 73-vjeçar vendas pësoi një atak kardiak në tribuna, duke rezultuar në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes për dhjetë minuta.
Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve në fushë (paramedikëve) dhe përpjekjeve të tyre për ta ringjallur, burri fatkeq vdiq pak para se të transportohej me ambulancë në spital.
Vdekja e tij u njoftua nga altoparlantët në pushimin e pjesës së parë dhe ndeshja u ndërpre përfundimisht.

