Toshkovski: Ju kemi shpallur luftë kriminelëve!

Toshkovski: Ju kemi shpallur luftë kriminelëve!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se MPB-ja nga sot ka filluar me aksione të posaçme operative – me fokus sigurinë e qytetit të Shkupit dhe parasheh prani të shtuar të policisë në terren.

“Nga sot zyrtarisht i shpallim luftë banditëve dhe kriminelëve që pushteti i kaluar i lejoi të bëjnë aq shumë dëme si në Shkup ashtu edhe në tërë territorin e Maqedonisë, të cilët mendojnë se të njëjtën gjë do ta mund ta bëjnë edhe tani”, tha Toshkovsk për Tv Sitel.

Ai thekson se kjo vjen për shkak se MPB dëshiron ta kthejë sigurinë ashtu siç duhet të jetë.

MARKETING