Tornadot shkatërrimtare në SHBA, raportohet për 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tornadot shkatërrimtare në SHBA, raportohet për 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur të plagosur si pasojë e tornadove shkatërruese në disa shtete të SHBA-ve.

Vendet më të prekura ishin Alabama me një vdekur dhe pesë të plagosur, Misisipi me një viktimë dhe katër të lënduar, gjatë 24-orëve të fundit. Po ashtu shumë ndërtesa  janë dëmtuar dhe shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar. Ndërsa, 30000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u shtynë ose u anuluan pasi pasagjerët u këshilluan të strehoheshin diku shkaku i motit të “rëndë”. Ky grumbull i tornadove vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado në Misisipi vrau 26 njerëz. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e vizitoi Misisipin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë federale.

MARKETING