Tmerr në një fshat të Kumanovës, vëllai vret motrën dhe nipin, plagos nipin tjetër

Tmerr në një fshat të Kumanovës, vëllai vret motrën dhe nipin, plagos nipin tjetër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar nga fshati ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të sajë, respektivisht ndaj nipërve të tij, me [ka motra dhe njëri prej djemve të saj  ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i plagosuri i tretë është tranferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kuamnovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfrimaur rastin për TV SHENJA, të cilët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e marrëdhënieve  të pazgjidhura pasurore-juridike.

Tabelë: MPB

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punjonjësit e policisë SVR i kanë hequr lirinë D.Gj (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri në drjetim të motrës së tij D.R( 63) dhe djemve të saj Zh.R (36) dhe T.R(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R dhe T.R, ndërsa Z.R me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”

Nga MPB thonë se sulsmuesi është arrestuar menjëherë ndërsa vazhdojnë hetimet për këtë rast tragjik, ndërsa në ditët në vijim do t’I ndajnë infmroacionet më të hollsishme për opinionin.

MARKETING