Tjetër lajm i tmerrshëm nga Meksika, lojtari 31-vjeçar vritet me armë zjarri brenda në fushë

Tjetër lajm i tmerrshëm nga Meksika, lojtari 31-vjeçar vritet me armë zjarri brenda në fushë

Lajmet nga Meksika vazhdojnë të jenë tragjike.
Kjo pasi përveç grabitjes në shtëpinë e familjes së yllt të klubit të AEK-ut, Rodolfo Pzarro, që rezultoi me vdekjen e tezes dhe plagosjen e nënës së tij, u bë e ditur edhe një vrasje brenda stadiumit.

Konkretisht dje, lojtari 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba gjatë një ndeshje në stadiumin Santa Ynez në qytetin e Cuautla.
Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stolin e rezervave.

MARKETING