Tjera të shtëna në SHBA: Plagosen nëntë fëmijë, mes tyre një pesëvjeçar

Tjera të shtëna në SHBA: Plagosen nëntë fëmijë, mes tyre një pesëvjeçar

Nëntë fëmijë, të moshës pesë deri në 17 vjeç, u qëlluan me armë në një pikë karburanti të premten mbrëma në Columbus, Georgia të SHBA-së, shkruan BBC.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, ka konfirmuar policia.

“Vala e dhunës me armë që përfshin të rinjtë tanë po ndikon në komunitetet në të gjithë vendin. Ndërsa Columbus nuk është imun ndaj këtyre incidenteve, unë dua të siguroj qytetarët se autoritetet po punojnë pa u lodhur për të larguar shkelësit e dhunshëm nga rrugët tona. Të gjithë kanë përgjegjësi sepse incidente të tilla na prekin të gjithëve”, ka thënë në një deklaratë shefi i policisë së Columbus, Freddie Blackmon.

Të shtënat ndodhën rreth orës 22:00 me orën lokale në një pikë karburanti në Columbus, pranë kufirit me Alabama.

Viktima më e re është një djalë pesëvjeçar, kurse viktimat e tjera janë adoleshentë – mes tyre dy vajza 13-vjeçare.

“Askush nuk është arrestuar ende”, ka thënë policia.

MARKETING