Thierry Henry, i shqetësuar për Guardiolën pas ndarjes nga gruaja: Nuk e shoh aspak mirë…

Thierry Henry, i shqetësuar për Guardiolën pas ndarjes nga gruaja: Nuk e shoh aspak mirë…

Të gjithë janë të shqetësuar seriozisht për gjendjen e Pep Guardiolës. Kriza e Manchester City është e lidhur edhe me një krizë personale të trajnerit, i cili është ndarë nga gruaja e tij Cristina Serra pas 30 vjetësh martesë. Ky lajm i trishtueshëm erdhi në një moment shumë të ndjeshëm të karrierës së tij, megjithëse askush nuk dinte për trazirat në marrëdhënien e çiftit, me arsyet e divorcit që mbeten ende mjaft misterioze.

Thierry Henry, një nga figurat më të njohura të sportit, ka shprehur solidaritetin e tij me trajnerin spanjoll, veçanërisht për shkak të përvojës së ngjashme që ata kanë pasur në jetët e tyre. Edhe legjenda e Arsenalit ka kaluar një periudhë të ngjashme pas divorcit të tij me Claire Merry, vetëm disa kohë pasi u transferua te Barcelona në vitin 2007, një periudhë ndryshimesh të mëdha që e ka ndikuar edhe nga ana personale.

Ish-lojtari e kupton shumë mirë çfarë po kalon Guardiola dhe se sa ndikim mund të ketë kjo edhe në aspektin sportiv. Në një intervistë për “SkySports”, francezi doli në mbështetje të trajnerit katalanas në këto muaj të vështirë. Henry ka pasur një situatë shumë të ngjashme me trajnerin e Manchester City.
Edhe ai është përballur me një divorc të vështirë nga Claire Merry, me të cilën ishte martuar për 4 vite dhe kishin sjellë në jetë një vajzë gjatë periudhës së tij në Londër. Ajo kërkoi ndarjen për shkak të “sjelljes irracionale” të francezit, i cili nuk kundërshtoi kërkesën e saj, pikërisht kur po transferohej te Barcelona.

Ky është një skenar që edhe Guardiola po e përjeton në mes të krizës së Manchester City: “Më vjen keq për atë që po ndodh me Manchester City dhe Guardiolën. Nuk është e lehtë të përballesh me ato që Pep po përjeton jashtë futbollit. Kam kaluar përmes këtij kalvari familjar kur shkova te Barcelona. Nuk është e lehtë të përballesh me gjëra të tilla, kur nuk je mirë mendërisht”.

Henry ka shumë empati për Guardiolën. Për shkak të përvojës personale e kupton plotësisht gjithçka që po kalon trajneri spanjoll, edhe pse disa nga reagimet e tij janë të tilla: “Mund të thuhet se nuk është i njëjti Pep që ka qenë gjithmonë. E kam përjetuar këtë kur shkova te Barcelona, mund t’ju them se nuk është e lehtë. Askush nuk do të dëshironte të përballej me këtë, kur duhet të japësh gjithmonë performancë. Prandaj mendoj se duhet ta mirëkuptojmë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

MARKETING