Tetovë: Kadir Ismaili pret Ambasadoren e Kinës, nis zyrtarisht aktiviteti i plotë i kompanisë
Sipërmarrësi Kadir Ismaili ka bërë të ditur se sot në hapësirat e kompanisë së tij në Tetovë ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Shkëlqesinë e Saj, Jiang Xiaoyan, Ambasadore e Kinës në Maqedonia e Veriut.
Sipas Ismailit, vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, me rastin e Vitit të Ri Kinez. Ambasadorja Jiang Xiaoyan ka uruar për suksese të mëtejshme në zhvillimin e biznesit ndërmjet dy shteteve, duke vlerësuar rolin e kompanisë si ndërmjetësuese në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Njëkohësisht, Ismaili njoftoi se kompania ka nisur zyrtarisht aktivitetin e saj të plotë, duke hapur dyert për takime me klientë, konsultime biznesi dhe porosi mallrash drejt Kinës. Me staf profesional dhe përkushtim të lartë, “Kadiri në Kinë” rikonfirmon angazhimin për shërbim efikas dhe për thellimin e partneriteteve ekonomike, në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ambasadën e Kinës.







