Tetë persona të arrestuar për posedim droge në disa qytete të vendit

Tetë persona të arrestuar për posedim droge në disa qytete të vendit

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria tetë persona në disa qytete të vendit, pasi tek ata janë gjetur lloje të ndryshme të substancave narkotike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, më 29 maj 2026, në ora 00:05, në rajonin e Qendrës në Shkup, është arrestuar R.M. (34) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur marihuanë.

Një ditë më parë, në ora 11:55, në komunën e Karposhit në Shkup, policia ka arrestuar E.M. (37), tek i cili është gjetur një substancë pluhurore e bardhë.

Në një rast tjetër, më 28 maj në ora 22:30, në Burgu Idrizovë, është arrestuar F.A. (37) nga fshati Gërçec, i punësuar në institucionin ndëshkues-përmirësues. Sipas policisë, ai gjatë hyrjes në dhomën e takimeve kishte lënë në raft një substancë pluhurore me ngjyrë kafe.

Po të njëjtën ditë, në ora 15:30, në rrugën “JNA” në Strugë, është arrestuar A.N. (54) nga Struga, pasi tek ai është gjetur një paketim me substancë pluhurore të bardhë.

Në Negotinë, në ora 21:15, policia ka arrestuar një të mitur 17-vjeçar, tek i cili është gjetur një cigare me substancë bimore të gjelbër.

Ndërkohë, në Prilep, në rrugën “Republikanska”, në ora 21:00 janë arrestuar dy të mitur, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur marihuanë.

Një tjetër rast është regjistruar në Pika Kufitare Tabanoc, ku në hyrje të shtetit është arrestuar T.C. (42) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit të tipit “Ford” me targa hungareze, në bagazhin personal të tij janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe tableta.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të parashtrohen kallëzime dhe procedura përkatëse.

MARKETING